
Intervistë me z. Nogay Kanpolat – Drejtor Rajonal për Europën Juglindore, Western Union
Western Union dhe UFT: Së bashku përpara, për një të ardhme edhe më solide
Z. Nogay Kanpolat, Drejtor Rajonal për Europën Juglindore, Western Union, vlerëson bashkëpunimin 25-vjeçar me Union Financiar Tiranë. Ai thotë se novacioni dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm, i shoqëruar me angazhimin e palëkundur ndaj përputhshmërisë, do të garantojnë që të jenë një hap përpara në plotësimin e nevojave të klientëve.
Western Union, si një kompani globale me histori 170-vjeçare operon në mbi 200 shtete dhe territore edhe nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë lokalë. Në Shqipëri, ishte Union Financiar Tiranë që, 25 vjet më parë, në partneritet me WU, realizoi transfertat e parave Western Union të aksesueshme për të gjithë shqiptarët. Në këtë përvjetor të bashkëpunimit, ju si do ta vlerësonit marrëdhënien midis WU dhe UFT?
Western Union është kompania që krijoi konceptin “moving money for better”. Çdo ditë që pasoi, ne e kemi rishpikur atë ide. Përmes novacionit, frymëzimit, punës së palodhur dhe lidhjeve të forta, ne synojmë të plotësojmë nevojat e klientëve duke ju ofruar atyre zgjidhje të shumta. Dhe sigurisht, kjo arrihet nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë.
Rreth Western Union
Kompania Western Union (NYSE: WU) është lideri global në transfertat e parave dhe pagesat ndërkombëtare. Platforma me kanale gjithëpërfshirëse lidh botët dixhitale dhe fizike dhe iu mundëson klientëve dhe bizneseve të dërgojnë dhe tërheqin para, si dhe të kryejnë pagesa me shpejtësi, thjeshtësi dhe besueshmëri.
Që nga 30 qershori 2020, rrjeti i WU numëron mbi 550.000 agjenci që ofrojnë shërbimin tonë në më shumë se 200 shtete dhe territore, me kapacitete për dërgesa parash në miliarda llogari. Për më tepër, westernunion.com, kanali ynë me rritjen më të shpejtë në 2019, është i disponueshëm në mbi 75 vende, plus territore të tjera, për transferta parash në të gjithë botën.
Me shtrirjen globale, Western Union lëviz paratë për një të ardhme më të mirë, duke lidhur familjet, miqtë dhe bizneset për të mundësuar rritjen financiare dhe për të mbështetur rritjen ekonomike.
Agjentët tanë janë fytyra e Western Union. Ata janë arsyeja pse ne mund të marrim përsipër kryerjen e shërbimeve superiore të transfertave të parave për klientët tanë. Ne i jemi mirënjohës UFT-së, që me qasjen vizionare, na ka mundësuar t’u ofrojmë klientëve shqiptarë shërbime financiare thelbësore.
25-vjetori që ne po festojmë është rezultati solid i bashkëpunimit të frytshëm me UFT dhe ne jemi shumë krenarë në këtë moment historik. Ndër vite, ne kemi bashkëpunuar duke zhvilluar kanale e shërbime të reja, duke përdorur frytet e dixhitalizimit për të siguruar lehtësi për klientët tanë, që ata të kenë mundësi për të dërguar transferta parash kurdo dhe kudo ku ata duan. Vizioni ynë i përbashkët, angazhimi dhe puna e palodhur na solli në këtë 25-vjetor dhe ne do të vazhdojmë të fokusohemi për të arritur edhe më shumë në 25 vitet që vijnë.
UFT është agjenti i vetëm i Western Union për Shqipërinë. Çfarë mendoni për performancën e kompanisë në vendin tonë nga një këndvështrim biznesi?
Ne jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin afatgjatë me UFT. Mendësia jonë për të bërë përpara dhe për të plotësuar nevojat e klientëve ishte shumë e qartë 25 vjet më parë dhe vazhdon të shtyjë vizionin tonë edhe sot. Ekipi i UFT ka treguar njohuri të thella e qëndrueshmëri në treg dhe aftësinë për t’u përshtatur dhe për të reaguar në një mjedis të ashpër biznesi, ndërsa vazhdon të performojë mbi nivelet e tregut. Së bashku, ne do të vazhdojmë të gjejmë oportunitete të reja biznesi dhe do të shikojmë përpara për të ndërtuar bashkë një të ardhme edhe më solide.
Shërbimet
Si dy kompani të orientuara drejt qëllimit, ne jemi fokusuar për të garantuar që shërbimet tona të jenë të besueshme dhe të aksesueshme nga një spektër i gjerë klientele. Me UFT, ne gjithashtu ofrojmë shërbimin e transfertave të parave online nga Shqipëria nëpërmjet WU.com, duke garantuar shërbimin e besueshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë klientët.
Brenda 5-vjeçarit të parë të aktivitetit, UFT zgjeroi gjeografinë e shërbimit Western Union edhe në vendet e rajonit. Si e shikoni të pozicionuar UFT në këto vende? A i ka përmbushur pritshmëritë tuaja gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit në rajon?
Western Union dhe UFT janë rritur në këtë vend, dhe në festën e 25-vjetorit të bashkëpunimit tonë, ne po riafirmojmë angazhimin tonë “to move money for better”, duke sjellë në këtë mënyrë ndryshimin për më mirë në Shqipëri, duke qenë një partner i besueshëm në ndërtimin e kombit.
Së bashku, ne kemi eliminuar hendeqet gjeografike, duke diversifikuar opsionet e dërgesave dhe tërheqjeve të parave me besueshmëri, lehtësi dhe shpejtësi. Me UFT, ne jemi të lumtur që rrjeti ynë është zgjeruar në zonat urbane, si dhe në ato rurale e zonat e largëta, kështu ne kemi mundësinë t’u ofrojmë shërbimet tona klientëve të pashërbyer.
Si dy kompani të orientuara drejt qëllimit, ne jemi fokusuar për të garantuar që shërbimet tona të jenë të besueshme dhe të aksesueshme nga një spektër i gjerë klientele. Me UFT, ne gjithashtu ofrojmë shërbimin e transfertave të parave online nga Shqipëria nëpërmjet WU.com, duke garantuar shërbimin e besueshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë klientët.
Kjo do të thotë që me kapacitetet tona në pikat e shitjes dhe ato dixhitale, ne u shërbejmë jo vetëm klientëve që përdorin shërbimet dixhitale, por gjithashtu edhe komuniteteve dhe individëve që nuk janë online.
Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen? Çfarë të rejash pritet të sjellë Western Union për shqiptarët në muajt dhe vitet që vijnë?
Ndërsa hedhim një vështrim nga e ardhmja, ne do të vazhdojmë të investojmë në zgjerimin e kapaciteteve dixhitale për të përmirësuar përvojën e klientit, duke u sjellë atyre thjeshtësinë e përdorimit dhe të aksesit, dy cilësi që janë shtysa e vendimeve për transfertat e parave.
Panorama globale e transfertave të parave po evoluon dhe nuk ka tregues për ngadalësim. Novacioni dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm, shoqëruar me angazhimin tonë të palëkundur ndaj përputhshmërisë, do të garantojnë që ne të jemi një hap përpara në plotësimin e nevojave të klientëve tanë.