Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!
Union Financiar Tiranë në këtë ditë gëzimi për të gjithë fëmijët zgjodhi të jetë në mbështetje të Shtëpisë së Foshnjes Tiranë. Nisëm bashkëpunimin për të kontribuar në krijimin e kushteve të duhura për një rritje të shëndetshme. Sot në Shtëpinë e Foshnjes ka shumë dashuri. Urojmë që sytë e këtyre fëmijëve të shkëlqejnë si sot në çdo ditë të vitit. Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!