Tirana, Albania
+355 42 234 979

Kujdes kur blini mallra nëpërmjet internetit!

Në qoftë se, së fundmi keni kontaktuar me ndonjë shitës i cili nëpërmjet internetit, ofron një mall shumë të mirë për një çmim shumë të lirë dhe për blerjen e këtij malli, ju kërkon të dërgoni shumën e parave nëpërmjet “WESTERN UNION”, ju këshillojmë të keni kujdes, që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!

  1. Një njoftim në internet përdoret nga një mashtrues për të ofruar një shans të madh, për një çmim shumë të lirë!
  2. Klienti kërkon të blejë mallin dhe dërgon shumën që do të paguajë nëpërmjet “WESTERN UNION”, dhe këshillohet nga mashtruesi që të përdorë një pyetje provë, një emër fiktiv marrësi apo emrin e ndonjë të afërmi të tij për të siguruar transaksionin.
  3. Ndërkohë mashtruesi i kërkon dërguesit informacionin e transfertës të cilin do ta përdorë ose ai vetë ose një bashkëpunëtor i tij për të tërhequr paratë.

Pasi janë tërhequr paratë, DËRGUESI NUK MERR KURRË MALLIN DHE HUMB PARATË!