Tirana, Albania
+355 42 234 979

Union Financiar Tiranë

është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, që nga viti 1995. Me shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe të besueshme UFT operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër. Gjatë 28 viteve të aktivitetit tonë në Shqipëri, kemi mundësuar ngritjen e rrjetit më të gjerë të pikave të ofrimit të shërbimeve financiare anembanë vendit. Me mbi 700 agjenci Unionnet – Western Union ne mundësojme kryerjen e të gjitha pagesave vetëm ne një sportel. Stafi ynë profesional e i devotshëm është në shërbimin tuaj çdo ditë të javës me orare të përshtatshme.

Union Financiar Tiranë ka luajtur dhe vazhdon të ketë një rol themelor në zhvillimin e sektorit financiar shqiptar e më gjerë. Në vitin 2006 UFT themelon Union Bank, si bankë me kapital 100% shqiptar dhe vetëm 6 vjet më vonë krijohet PayLink, një kompani e teknologjisë dhe proçesimit të pagesave ndërbankare, po nga investimi 100% i UFT. Union Bank dhe PayLink janë vetëm një pjesë e portofolit të Union Financiar Tiranë. UFT vazhdon kontributin dhe mbështetjen e nismave të tjera për zhvillim.

TERHEQJE PARASH

Të tërheqësh para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë tani është më e lehtë me mbi 500.000 Agjencitë e Western Union® në të gjithë botën. Tani kryerja e transaksionit pa nevojën e plotësimit të formularit është më e thjeshtë dhe më e shpejtë!

DERGESA PARASH

Me shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nga mbi 500.000 agjenci të Western Union® në të gjithë botën.

PAGESA

Në rrjetin e gjerë të agjencive Unionnet – Western Union, ju mund të kryeni pagesat e mëposhtme: Pagesa e faturave të OSHEE, Uji , ALBtelecom, Digicom, Union Bank, Iute Credit, Pagesat e gjobave te makinës, Pagesat për TV dhe Internet, etj.

Union Bank ushtron aktivitetin e saj prej Janar 2006, me marrjen e liçensës së lëshuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.
Union Bank, u themelua si një bankë private me kapital 100% shqiptar dhe lindi nga njëri prej institucioneve më të suksesshëm të sistemit financiar shqiptar – Union Financiar Tiranë.

Vlerat dhe përvoja pozitive që UFT përçoi tek klientët e tij, bënë të mundur që Union Bank në një kohë mjaft të shkurtër të zgjeronte rrjetin e degëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke hapur 31 degë të reja në 3 vjet dhe duke u bërë natyrshëm zgjedhja e preferuar e klientit shqiptar.

Sot, Union Bank është një bankë shqiptare me aksioner kryesor UFT. Një pjesë e aksioneve të bankës zotërohen nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

PayLink është një kompani e teknologjisë dhe procesimit të pagesave për tregun financiar bankar. Fokusi strategjik është ofrimi i procesimit të pagesave dhe shërbimeve të personalizuara me efiçencë në kosto dhe në kohë procesimi; realizimi i produkteve inovative si karta debiti dhe krediti, karta të parapaguara, zgjidhje virtuale; dhe e-Commerce.

PayLink përdor sistemet më të avancuara, fleksibël dhe inovativë në mbarë botën duke përmbushur nevojat e konsumatorëve të saj.

PayLink u themelua në vitin 2012 me pjesëmarrjen e UFT si aksioner i vetëm.