Historiku
Agro & Social Fund
UFT zgjeron bashkëpunimin me Agro & Social Fund. Në të gjitha agjencitë Unionnet – Western Union, mund të kryhen Pagesat e Kësteve të Kredisë.
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE
UFT nis bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në rrjetin Unionnet – Western Union bizneset mund të kryejnë pagesat për Detyrimet Tatimore, si:
- Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH);
- Tatimin mbi të ardhurat;
- Tatimin mbi lojërat e fatit, kazinotë dhe hopodromet:
- Taksat dhe tarifat kombëtare;
- Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
- Tatime të tjera.
Ujësjellës Kanalizime
Ujësjellës Kanalizime Bulqiza
FONDI BESA
UFT zgjeron bashkëpunimin me Fondin Besa. Në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, mund të kryhen disbursimet e kredisë dhënë nga Fondi Besa.
UFT fillon bashkëpunimin me DEVPOS
Në te gjitha agjencitë Unionnet – Western Union klientët mund të kryejnë pagesat për shërbimin e fiskalizimit nga DEVPOS.
KREDO.AL NË UNIONNET – WESTERN UNION
UFT zgjeron gamën e produkteve me Kredo.al në agjencitë Unionnet – Western Union. Ju mund të kryeni Pagesat e Kësteve të Kredive dhe Disbursimin e Kredive të miratuara nga Kredo.al
Ujësjellës Kanalizime 2021
Ujësjellës Kanalizime Kamëz
Best Seller
UFT nis bashkëpunimin me BestSeller. Pagesat për blerjet tuaja në BestSeller mund t’i kryeni në çdo agjenci Unionnet – Western Union. Kryeni porosinë për artikujt e dëshiruar dhe vizitoni një nga agencitë tona anembanë Shqipërisë për të kryer pagesën pa humbur kohë.
FONDI BESA
UFT fillon bashkëpunimin me Fondin Besa. Në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, mund të kryhen pagesat e kësteve të kredisë dhënë nga Fondi Besa. Shërbimi është i vlefshëm vetëm për kreditë në monedhën lekë.
Telekom
UFT zgjeron gamën e shërbimeve me Pagesat e Faturave të Telekom.
Ujësjellës Kanalizime 2020
UFT zgjeron gamën e pagesave te faturave te ujit:
Ujësjellës Kanalizime Vlorë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë
Ujësjellës Kanalizime Himarë
Ujësjellës Kanalizime Kukës
Ujësjellës Kanalizime Devoll
Ujësjellës Kanalizime Pogradec
Ujësjellës Kanalizime Gjirokaster
Union Bank – Depozita
UFT zgjeron bashkëpunimin me Union Bank. Në rrjetin Unionnet – Western Union, të gjithë klientët individë të Bankës kanë mundësi të depozitojnë fonde në llogaritë e tyre të Union Bank. Depozitimet CASH, mund të kryhen deri në 100,000 LEKË dhe 1,000 EUR / 1,000 USD.
Abissnet ne Unionnet – Western Union
Ne rrjetin e agjencive Unionnet-Western Union vjen sherbimi me i ri. Riabonimet Abissnet per Internet, IP TV dhe Telefoni Fikse mund t’i gjeni lehtesisht kudo ne Shqiperi.
Parandalimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
Në kuadër të zbatimit të programit vjetor të kompanisë mbi trajnimet periodike për PPP/FT-në dhe kundër mashtrimit, UFT organizoi seminarin trajnues me temë “Zbulimi i aktiviteteve të dyshimta në shërbimin Western Union”. Trajnimi u zhvillua në datën 13.12.2019, në ambientet e kompanisë. Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë punonjës të kompanisë, si dhe administratorë dhe operatorë të agjencive të rrjetit që ofrojnë shërbimin e kryerjes së transfertave Western Union.
Ndër çështjet kryesore të diskutuara në këtë seminar trajnues ishin: Njohja me ndryshimet më të fundit në bazën ligjore për PPP/FT-në; Roli i strukturës përgjegjëse; Rëndësia e agjentit për sinjalizime të aktiviteteve të dyshimta; Masat kundër terrorizmit dhe praktika WU; Mbrojtja e klientit nga mashtrimi;
MOGO ALBANIA
UFT zgjeron gamën e shërbimeve me bashkëpunimin me Mogo Albania. Në agjencitë Unionnet – Western Union mund të kryeni Pagesat e Kësteve të Kredisë për blerje makine, financuar nga Mogo Albania.
Parandalimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
UFT organizoi seminarin trajnues të rradhës me temë “Zbulimi i aktiviteteve të dyshimta në shërbimin Western Union”. Aktiviteti u zhvillua më datë 21 qershor 2019 në “Hotel Tirana International”. Në seminar kishte një pjesëmarrje të gjerë nga rrjeti i agjencive Unionnet-Western Union, punonjës të Unionit Financiar Tiranë si dhe të ftuar nga Ministria e Financave dhe përfaqësues nga Banka e Shqipërisë.
Taksat dhe Tarifat Vendore 2019
UFT zgjeron gamën e pagesave të taksave dhe tarifave vendore me:
- Taksat dhe tarifat – Bashkia Shkodër
- Taksat dhe tarifat – Bashkia Fier
- Taksat dhe tarifat – Bashkia Elbasan
Ujësjellës Kanalizime 2019
UFT zgjeron gamën e pagesave te faturave te ujit me sa me poshtë:
- Ujësjellës Kanalizime Shkodër
- Ujësjellës Kanalizime Roskovec
Union Financiar Tirane
Me mbi 550 pika shërbimi në të gjithë Shqipërinë, UFT përfaqëson rrjetin më të gjerë të shërbimeve financiare në vend.
Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve
Fillojmë bashkëpunimin me Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion ne varësi të Bashkisë Tiranë. Në bazë të kësaj marrëdhënieje, në agjencitë tona kryhet online, në pak minuta, edhe Pagesa për Kopshtet dhe Çerdhet Publike të Tiranës. I sjellim kështu klientëve tanë një lehtësi më shumë për të kryer të gjitha pagesat në një sportel.
Ujësjellës Kanalizime 2019
UFT zgjeron gamën e pagesave te faturave te ujit me sa me poshtë:
- Ujësjellës Kanalizime Berat-Kuçovë
- Ujësjellës Kanalizime Elbasan
- Ujësjellës Kanalizime Krujë
Ujësjellës Kanalizime 2018
UFT zgjeron gamën e pagesave te faturave te ujit me sa me poshtë:
- Ujësjellës Kanalizime Vau i Dejës
- Ujësjellës Kanalizime Lushnje
- Ujësjellës Kanalizime Mat
- Ujësjellës Kanalizime Kavajë (UKKA)
- Ujësjellës Kanalizime Fier
Iutecredit
Këstet e kredive nga Iutecredit paguhen në agjencitë tona. Gjithashtu, në Unionnet-Western Union mund të tërhiqet edhe shuma e plotë e kredise së aprovuar.
Western Union me komisionet më të favorshme
Western Union ofron komisionet më të favorshme për Dërgesat WU brenda Shqipërisë dhe për vendet e rajonit: Kosovë,Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi. Tani, ju mund të dërgoni para për terheqje CASH, duke filluar nga vetëm 5 euro.
Union Bank
Fillon bashkëpunimi me Union Bank. Këstet e kredive të Union Bank mund të paguhen në çdo agjenci Unionnet – Western Union. Pagesa kryhet shpejt duke u pasqyruar direkt në llogarinë bankare.
Western Union ofron komisionet më konkuruese në treg nga Gjermania në Shqipëri
Tani,ju mund të dërgoni para nga Gjermania në Shqipëri me komisionet më konkuruese ne treg. Përfitoni shërbimin tonë cilësor duke paguar më pak! Zbuloni tarifat tona të reja në wu.com!
DIGICOM
UFT fillon bashkëpunimin me Digicom. Në të gjithë rrjetin e agjencive Unionnet – Western Union mund të gjeni shërbimet e Digicom për Internet, IPTV dhe Telefoni Fikse.
VIP 2016
Western Union në bashkëpunim me UFT organizuan Ceremoninë Finale të Programit VIP 2016. Tridhjetë agjenci nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë në programin rajonal gjatë vitit 2016. Agjencitë me performancën më të mirë dhe rritjen më të madhe gjatë këtij viti morën çmimet speciale dhe u ftuan të festonin arritjet e tyre në Ceremoninë Finale dhe Darkën Gala organizuar për këtë rast
UFT fillon bashkëpunimin me ALBtelecom
UFT fillon bashkëpunimin me ALBtelecom për kryerjen e arkëtimeve të faturave në rrjetin Unionnet-Western Union. Tashmë, në të gjitha agjencitë tona mund të paguhen faturat ALBtelecom të telefonisë fikse, internetit dhe shërbimit IPTV. Gjithashtu, të gjithë abonentët e Eagle Mobile me kontratë, mund të kryejnë edhe pagesat e faturave të telefonisë së lëvizshme.
KONFERENCA DHE EKSPOZITA E 4-RT BALLKANIKE PER UJIN
UFT merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 4-rt të Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKALB and SHUKO në datat 2-4 nëntor 2016, në Expo City Albania.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është një event i rëndësishëm për shkëmbim informacioni dhe zhvillim rrjeti në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrësish nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë
Ujësjellës Kanalizime Tirane
Faturat e konsumit mujor të ujit për Tiranën, si dhe faturat e prapambetura të UKT mund të paguhen menjëherë, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:
- Informoheni mbi vlerën e detyrimit
- Paguani direkt në sistemin e UKT(online)
- Hiqni në çast detyrimin ndaj UKT
- Dokumentoni pagesën e faturave tuaja
Parandalimin e Financimit të Terrorizmit në shërbimin Western Union
Unioni Financiar Tirane organizoi trajnimin për Parandalimin e Financimit të Terrorizmit në shërbimin Western Union. Trajnimi u zhvillua më, 11 mars 2016 në Hotel “Tirana Internacional”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 48 agjenci Unionnet-Western Union, punonjës të UFT, përfaqësues të lartë të Western Union global, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë.
Parandalimi i Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit
Unioni Financiar Tiranë organizoi sërish seminarin trajnues “Parandalimi i Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit” (PPP/FT). Seminari u zhvillua më 27 nëntor, 2015 në Hotel “Tirana Internacional”. Pjesëmarrës nga 48 agjenci Unionnet – Western Union, punonjës të UFT, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë diskutuan dhe analizuan rreziqet dhe procedurat qe duhen ndjekur në praktikë, kur ka dyshime se raste të tilla janë prezente në transaksionet Western Union.
Ujësjellës Kanalizime Durres
Faturat e konsumit mujor, si dhe faturat e prapambetura të UKD mund të paguhen menjëherë, me 0 komision, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:
- Informoheni mbi vlerën e detyrimit
- Paguani direkt në sistemin e UKD (online)
- Hiqni në çast detyrimin ndaj UKD
- Dokumentoni pagesën e faturave tuaja
Workshop mbi PPP/FT
Në vijim të trajnimeve të vazhdueshme periodike për Parandalimin e Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit (PPP/FT) Unioni Financiar Tiranë zhvilloi workshop-in me temë “Zbatimi praktik i legjislacionit mbi PPP/FT përmes rasteve studimore në shërbimin Western Union”. Workshop-i u mbajt në ambientet e kompanisë në datën 22 maj 2015, me pjesëmarrjen e punonjësve të UFT, administratorë dhe operatorë të rrjetit të agjencive Unionnet-Western Union, si dhe të ftuar nga Ministria e Financave
Tarifat e reja të dërgesave
UFT rinovon planin tarifor për dërgesat në Euro nga Shqipëria për Itali, Greqi, Francë, Gjermani, SHBA dhe Angli. Tarifat e reja janë të vlefshme nga data 8 prill 2015.
OSHEE
Që nga muaji shkurt, faturat e energjisë elektrike mund të paguhen menjëherë në të gjithë agjencitë Unionnet – Western Union në Shqipëri që ofrojnë gjithashtu, edhe të gjitha pjesët përbërëse të këtij shërbimi, si: informacion për deyrimin ndaj OSHEE, vulosje të Librezës OSHEE, etj.
UFT vazhdon të mbetet institucioni financiar jo-bankar lider në shërbimin e transfertave të parave dhe pagesave me një rrjet agjencish të konsoliduar në të gjithë vendin, me një mbulim optimal të të gjithë zonave urbane dhe rurale në Shqipëri, duke ofruar shërbime të standardeve ndërkombëtare edhe në rajonet më të largëta.
GJOBAT E KUNDRAVAJTJEVE RRUGORE
Tashmë UFT ofron Pagesën e Gjobave të Kundravajtjeve Rrugore online duke qenë kompania e parë financiare në Shqipëri që ofron shërbimin online.
Gold Card!
Organizohet aktiviteti i tretë i ndarjes së çmimeve të programit Gold Card! në rezortin turistik të Llogarasë.
WU-Moving Money for Better
UFT merr çmimin “Përdorimi më i mirë i fushatës “WU-Moving Money for Better” nga ekipi i Evropës Juglindore, si vlerësim për punën dhe performancën në biznesin e Western Union, Dubrovnik, Kroaci.
Taksat e Bashkisë Tiranë
UFT ofron shërbimin e pagesës së taksave të Bashkisë Tiranë në të gjithë rrjetin Unionnet – Western Union.
WU – YES!
Ekipi i Evropës Juglindore i jep UFT çmimin “Brandimi më i mirë i agjencive me fushatën WU – YES! si vlerësim për dedikimin, angazhimin dhe përpjekjet e jashtëzakonshme, duke bërë që Western Union të jetë një markë më e dallueshme dhe tërheqëse.
Agjencia DPA në QTU u zgjodh ndër agjencitë më të mira gjatë fushatës “WU–YES!” me çmimin “Best of the Best Location 2011”, Rovinj, Kroaci.
PLUS Communication
UFT fillon shërbimin e pagesave të faturave të numrave celularë PLUS me kontratë në rrjetin e agjencive Unionnet – Western Union.
Gold Card!
Organizohet aktiviteti i dytë i ndarjes së çmimeve të programit Gold Card! në një rezort turistik në malin e Dajtit.
Fillon pagesa e gjobave të makinës
UFT fillon të ofrojë shërbimin e pagesës së Gjobave të Kundravajtjeve Rrugore.
Çmimet Gold Card!
Organizohet aktiviteti i parë i ndarjes së çmimeve të programit të besnikërisë Gold Card! në Razëm.
Fillon programi i besnikërisë Gold Card!
Fillon programi i besnikërisë Gold Card! prezantuar për publikun shqiptar me një aktivitet të posaçëm dhe konferencë për shtyp, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Western Union dhe mediat më të ndjekura në Shqipëri, pasuar nga aktivitete promocionale në të gjithë rrjetin e agjencive.
Agjenci te reja
Rjeti Unionnet – Western Union zgjerohet me 20 agjenci të reja anembanë Shqipërisë
Zgjerohet rrjeti i agjencive
UFT zgjeron rrjetin me mbi 250 agjenci në të gjithë vendin që ofrojnë ofrojnë shërbime të shpejta dhe të sigurta Western Union®.
Çmimi “Shërbimi i rrjetit”
UFT merr çmimin “Shërbimi i rrjetit” nga ekipi i Evropës Juglindore, për shërbimin në rrjetin e agjencive Unionnet – Western Union, Dubrovnik, Kroaci.
“Back to School”
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, UFT organizoi fushatën promocionale “Back to School” duke shpërndarë dhurata me artikuj shkollorë në të gjitha qytetet e Shqipërisë duke synuar klientët e transfertave të parave Western Union me Italinë, Greqinë dhe Anglinë .
10 vjet UFT
UFT feston 10-vjetorin e tij në Shqipëri gjatë muajit tetor.
Union of Financial Corners s.a – Zvicër
Themelohet “Union of Financial Corners s.a.” (UFC) në Zvicër dhe nënshkruhet marrëveshja e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. për shërbimin e transfertave të parave.
Presidentja e WU viziton Shqipërinë
Christina Gold, Presidente e Western Union Financial Services Inc. vizitoi Shqipërinë në muajin shtator.
Filluan transaksionet në USD
Filluan transaksionet në USD me monedhë bazë Euron për shërbimet e pagesave me transfertat Western Union.
Union Financiar Prishtinë
Dega e UFT, Prishtina u bë një subjekt legal i pavarur me emrin “Unioni Financiar Prishtinë”.
Konferenca II Kombëtare
UFT organizoi Konferencën II Kombëtare të Agjentëve në Shqipëri për shërbimin Western Union.
Konferenca Kombëtare
UFT organizoi Konferencën I Kombëtare të Agjentëve në Shqipëri për shërbimin Western Union.
Western Union në Kosovë
UFT hapi degën e parë në Kosovë dhe nënshkroi marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. për Kosovën.
Western Union në Posta Shqiptare
UFT nënshkruan marrëveshjen me Alba Post (Posta Shqiptare) duke shtrirë shërbimin Western Union në të gjithë rrjetin postar të Alba Posta.
UFT fillon aktivitetin ne Maqedonin e Veriut
UFT nënshkroi marrëveshjen e përfaqësimit për Maqedoninë me Western Union Financial Services Inc.
UFT mori liçencën për të operuar si një institucion financiar jo-bankar.
Western Union në Shqipëri
UFT merr ekskluzivitetin e transfertave të parave Western Union për Shqipërinë.
Union Financiar Tiranë
Union Financiar Tiranë (UFT) themelohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.