Përshkrim i përgjithshëm:
Auditori, nën drejtimin e Drejtuesit të Departamentit, duhet të kryejë auditime të brendshme të kompanisë, në bazë të planit dhe standardeve të auditimit, me qëllim lëshimin e një opinioni të pavarur dhe vlerësim të mjaftueshmërisë dhe efektivitetit të linjës së kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit të riskut.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të mbledhë informacionin/dokumentacionin e nevojshëm për përgatitjen e auditimit, të ndihmojë në përgatitjen e programit të auditimit.
- Të analizojë dokumentacionin e mbledhur, të identifikojë dhe vlerësojë risqet, mungesën e kontrolleve në procese dhe mospërputhshmërinë me rregulloret, procedurat në fuqi.
- Të kryejë procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin, përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimeve me personat përgjegjës, rishikimit të dokumentacionit përkatës si edhe testimeve të kryera.
- Të dokumentojë proceset e kontrolleve të kryera në përputhje me manualin dhe Procedurën e Auditimit
- Të hartojë draft raportin për auditimin e kryer dhe propozojë rekomandime për çështjet e adresuara për përmirësimin e proceseve.
- Të përditësohet vazhdimisht me rregulloret e brendshme dhe të jashtme si edhe ndryshimet e standarteve të auditimit me qëllim reflektimin dhe përshtatjen e tyre në kuadrin e brendshëm regullator.
Kualifikime dhe Kërkesa
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik
(preferohet financë- kontabilitet, informatike ekonomike).
- Eksperiencë të mëparshme minimumi 3 vjet në auditim apo fusha të ngjashme.
- Njohuri mbi standartet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Aftësi analitike dhe aftësi të shkrimit të raporteve.
- Të punojë me integritet dhe të ndërtojë marrëdhënie bashkëpunuese me kolegët.
- Përdorim të mirë të programeve të paketës Office: Excel, Word etj.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë një CV pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore jo më vonë se data 14 Qershor 2024 në adresen e e-mailit: [email protected].