UFT rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës
Union Financiar Tiranë rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës. Për vite me rradhë në bashkëpunim me shoqatën “Martirë të Policisë së Shtetit”, UFT është bërë pjesë e projektit “In Memoriam Dëshmorëve të Policisë së Shtetit” për të ndihmuar familjarët e policëve të rënë në krye të detyrës në edukimin e kualifikimin e fëmijëve të tyre, e në lehtësimin problematikave të jetës së përditshme.