Eksperienca nga klientë
Elida REÇI
Para 18 vitesh, vajza largohet dhe martohet në Itali. Unë kam një pension shumë të vogël, 8 mijë lekë. Detyrimisht, ato para që më sillte vajza më duheshin shumë, sepse me pensionin me vështirësi paguaja ujin, dritat, telefonin. Vajza më sillte rregullisht paratë, një herë 100, 150 apo 200 euro. Jam e vetme, pa asnjë lloj ndihme, sepse edhe bashkëshortin nuk e kam. Mendojeni vetë se çfarë mund të bëja vetëm me paratë e pensionit. Kam krijuar shumë besim tek Western Union, asnjëherë nuk më ka ndodhur ndonjë gabim, asnjë mangësi. Madje ka pasur raste që as nuk i kam kontrolluar paratë, siç e merrja zarfin e fusja në çantë. Sportelistët janë shumë të rregullt dhe të sjellshëm, nuk kam fjalë. Me Western Union ishte më e lehtë si për vajzën në Itali, ashtu edhe për mua, sepse e kam dhe afër me shtëpinë.
LINA SOKOLI
Jam Lina Sokoli nga Puka. Kam katër djem, tre janë të papunë, njëri është në Greqi. Djali nga Greqia na ka ndihmuar me para. Agjencinë Western Union që kam këtu pranë nuk e ndërroj me asnjë. I kam thënë djalit, mos i dërgo paratë me asnjë tjetër, po vetëm tek ata, se janë të saktë dhe as nuk kam nevojë për t’i numëruar, sepse i marr në zarf. Prej 25 vjetësh i marr paratë te Western Union dhe tani më janë bërë si njerëzit e mi, aty paguaj edhe ujin, edhe dritat, të gjitha.
ANDROMAN MULLADEMI
Quhem Androman Mullademi, jam inxhinier hidroteknik. Jam i martuar, kam një vajzë dhe një djalë. Vajza ka mbaruar studimet për arkitekturë në Itali. Në momentin kur ishte studente e kam ndihmuar në përfundimin e studimeve. Këtu fillova bashkëpunimin me Western Union. Më ka pëlqyer shumë shërbimi, është cilësor, ka bonsens pozitiv, ndihma është e plotë, e shpejtë dhe korrekte.
Më vjen shumë mirë që përfaqësuesi i Western Union është shqiptar, madje kanë investuar dhe në një bankë shqiptare, Union Bank. Mendoj dhe besoj se ne shqiptarët duhet të bashkëpunojmë fort me njëri-tjetrin, në mënyrë që ta ndërtojmë këtë vend, ashtu siç e meriton.