Konkursi Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota”
Jemi entuziastë që mbështesim sërish këtë konkurs organizuar nga ACA, në kuadër të programeve të FIA. “Të sigurt mbi dy rrota” do të edukojë fëmijët me rregullat e qarkullimit rrugor dhe do sensibilizojë edhe prindërit e tyre për rritjen e sigurisë rrugore. Suksese ACA!
Konkursi Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota” – Edicioni i 12-të
Është viti i 12-të që Automobile Club Albania organizon me fëmijët e moshave 10-12 vjeç, Konkursin Kombëtar për Edukimin mbi Sigurinë Rrugore, me titull “Të Sigurt mbi dy Rrota”. Ky konkurs është pjesë e Konkursit Evropian “European Traffic Education Contest” që organizohet prej 37 vjetësh në kuadrin e programeve të FIA-s për rritjen e sigurisë në rrugë. Ideja qendrore e konkursit është edukimi i fëmijëve: Si të lëvizin më të sigurt në rrugë?; Si t’i përvetësojnë më mirë rregullat e trafikut?, etj. Nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, synohet të nguliten në ndërgjegjen e fëmijëve rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Në kushtet e vendit tonë, Automobile Club Albania synon që nëpërmjet fëmijëve të sensibilizohen edhe prindërit e tyre.
Në këtë Edicion, Konkursi do të zhvillohet në 10 qytete: Korçë, Pogradec, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat dhe Tiranë