2015
Që nga muaji shkurt, faturat e energjisë elektrike mund të paguhen menjëherë në të gjithë agjencitë Unionnet – Western Union në Shqipëri që ofrojnë gjithashtu, edhe të gjitha pjesët përbërëse të këtij shërbimi, si: informacion për deyrimin ndaj OSHEE, vulosje të Librezës OSHEE, etj.
UFT vazhdon të mbetet institucioni financiar jo-bankar lider në shërbimin e transfertave të parave dhe pagesave me një rrjet agjencish të konsoliduar në të gjithë vendin, me një mbulim optimal të të gjithë zonave urbane dhe rurale në Shqipëri, duke ofruar shërbime të standardeve ndërkombëtare edhe në rajonet më të largëta.