Tirana, Albania
+355 42 234 979
job_application_thumb

Specialist RECON pranë Departamentit të Operacioneve

Përshkrim i përgjithshëm:   Të kryejë aktivitetet që lidhen me kontrollin, përpunimin, rakordimin, dhe raportimin e të dhënave për shërbimet financiare që ofrohen nga dhe nëpërmjet Union Financiar Tiranë (UFT) në të cilat përfshihen Shërbimet e Pagesave për të Tretët, pagesave e-money, etj.  
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Të kontrollojë aktivitetin e pagesave që kryhen nga UFT nëpërmjet programit të kompanisë
  • Të grumbullojë dhe përpunojë informacionin e aktivitetit të pagesave për përgatitjen e raporteve  sipas modeleve të përcaktuara.
  • Të përgatisë me saktësi dhe të sigurohet për dërgimin dhe marrjen në kohë të informacionit për aktivitetin e pagesave nga Palët e Treta.
  • Të ndjekë me Palët e Treta, rastet e anullimeve, sistemimeve dhe problemeve të tjera që lidhen me arkëtimin e pagesave.
  • Të kalojë në kohë dhe me saktësi informacionin e aktivitetit të pagesave për Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit dhe të përgatisë për të raportet ditore, javore, mujore!
  • Të përgatisë Urdhër Pagesat për shlyerjen e detyrimeve ndaj Palëve të Treta dhe të ndjekë procesin me Departamentet e tjerë të përfshirë.
  • Të kontaktojë dhe informojë agjentët në lidhje me, kërkesat/ankesat e dërguara prej dhe në drejtim të tyre për anullime/sistemime apo probleme të tjera që lidhen me pagesat.
  • Të kontaktojë agjentët, të njoftojë ata në lidhje me komisionet mujore të përfiturara dhe komisionet e pafaturuara ende prej tyre, të grumbullojë dhe kontrollojë faturat e komisioneve të agjentëve.
  • Të plotësojë raporte dhe të sigurojë të dhënat për eprorët e tij / saj lidhur me informacionet e kërkuara për aktivitetin e pagesave.
  • Të njoftojë Përgjegjësin e Sektorit për ndryshimet që kërkohen apo do të aplikohen nga Palët e Treta sapo të marrë këtë informacion.
  • Të garantojë kryerjen e punës së tij / saj në përputhje me rregulloren e Sektorit Recon.
  • Të njihet dhe të veprojë në përputhje me Rregulloren e Riskut Operacional të Kompanisë.
Kualifikime dhe Kërkesa
  • Të jetë i / e diplomuar në Fakultenin Ekonomik
  • Të ketë eksperiencë të ngjashme me këtë pozicion, të paktën 3 vjet
  • Të ketë aftësi të mira pune në grup dhe individuale
  • Të jetë i / e  aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës
  • Të zotërojë gjuhën angleze
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë një CV pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore jo më vonë se data 31 Janar 2024 tek: [email protected].