Union Financiar Tiranë mbështet sërish Shoqatën “Martirët e Policisë së Shtetit”
Union Financiar Tiranë mbështet sërish Shoqatën “Martirët e Policisë së Shtetit”, në përpjekje për të ndihmuar familjarët dhe fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Ky bashkëpunim vijon prej vitesh e do të vazhdojë të jetë pjesë e projekteve tona për të kujtuar misionin fisnik të të gjithë atyre që humbën jetën në mbrojtje të sigurisë sonë.