Tirana, Albania
+355 42 234 979
job_application_thumb

Specialist Rakordimesh pranë Departamentit të Operacioneve

Përshkrim i përgjithshëm:   Të kryejë aktivitete që lidhen me kontrollin, përpunimin, rakordimin dhe raportimin e të dhënave për shërbimet e pagesave që ofrohen nga dhe nëpërmjet Union Financiar Tiranë.  
 
Disa nga detyrat e pozicionit:
  • Grumbullimi dhe kontrolli i informacionit për shërbimin e pagesave të kryera në rrjetin e agjencive Unionnet-Western Union
  • Rakordimi i informacionit për shërbimin e pagesave me rrjetin e agjentëve të UFT, si dhe me kompanitë Porositëse të shërbimit
  • Përgatitja e informacionit sipas produkteve të pagesave dhe dërgimi i tij në Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit.
  • Shkëmbimi i dokumentacionit të rakordimit me Porositësit
  • Trajtimi i problematikave të rakordimit me agjentët dhe Porositësit
Kualifikime dhe Kërkesa
  • Të jetë i / e diplomuar në Fakultenin Ekonomik
  • Të ketë eksperiencë të ngjashme me këtë pozicion
  • Të ketë aftësi të mira pune në grup dhe individuale
  • Të jetë i / e  aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës
  • Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike, si dhe të gjuhës angleze
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë një CV pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore jo më vonë se data 25 Shkurt 2024 tek: [email protected].