Tirana, Albania
+355 42 234 979

Si të dërgosh para nga Shqipëria në llogari bankare jashtë

1-SHKO NË AGJENCI

Shkoni në agjencinë më të afërt Unionnet – Western Union dhe bëjini me dije operatorit që doni të dërgoni para në llogari bankare. Operatori do t’ju japë të plotësoni formularin “Dërgesë – Direct to Bank”, ku ju do të shënoni emrin dhe mbiemrin e marrësit, shtetin ku do të dërgoni paratë, si dhe të dhënat e llogarisë bankare të marrësit.


Plotësoni formularin “Dërgesë – Direct to Bank”.

2-KONTROLLO INFORMACIONIN

Kontrolloni nëse informacioni në formularin “Dërgesë – Direct to Bank” është i saktë dhe më pas firmosni këtë dokument


Dorëzojini operatorit formularin “Dërgesë – Direct to Bank” të plotësuar, shumën që doni të dërgoni, komisionin e transfertës dhe një dokument identifikimi të vlefshëm.

3-REGJISTRO  NE  SISTEM

Operatori do të regjistrojë në sistem informacionin e dhënë nga ju dhe verifikon edhe njëherë me ju të dhënat e transfertës përpara se sa të përfundojë dërgesën.


Operatori do të regjistrojë informacionin.

4-MERRNI FORMULARIN DHE NUMRIN (MTCN)

Pasi të ketë përfunduar dërgesën në sistem, operatori do t’ju japë formularin “Dërgesë Parash”, për ta nënshkruar. Pas nënshkrimit nga ju të formularit operatori do ju kthejë dokumentin tuaj të identifikimit së bashku me një kopje të formularit “Dërgesë Parash” në të cilin janë specifikuar 10 shifrat e numrit të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) dhe shuma e dërguar.


5-VLEFSHMËRIA E PARAVE NË LLOGARINË E MARRËSIT

Dërguesi njofton marrësin për dërgimin e parave dhe i jep atij MTCN-në.

Paratë do të jenë të vlefshme në llogarinë e marrësit në një kohë shumë të shkurtër, përgjithësisht brenda ditës, por kjo mund të ndryshojë në varësi të shtetit ku dërgohen paratë, si dhe të procedurave bankare.


 

 

Kontrolloni statusin e transfertës suaj

Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë i janë dorëzuar Marrësit, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.