Tirana, Albania
+355 42 234 979

Si të dërgosh para nga një Agjenci e Western Union®

Me shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nga mbi 500.000 agjenci të Western Union® në të gjithë botën. Në Shqipëri paratë mund të dërgohen në çdo agjenci Unionnet - Western Union, me ose pa plotësimin e formularit WU.

1-SHKO NË AGJENCI

Shkoni në agjencinë më të afërt Western Union dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifkimi. Komunikojini gojarisht emrin dhe mbiemrin e marrësit, vendin ku do të dërgoni paratë dhe shumën që doni të dërgoni.


Plotësoni formularin Western Union “Dërgesë Parash”.

2-KONTROLLO INFORMACIONIN

Kontrolloni nëse informacioni në faturën “dërgesë parash” është në rregull dhe më pas ju mund ta firmosni këtë dokument.


Dorëzojini punonjësit të Western Union formularin e plotësuar, paratë që ju doni të dërgoni, komisionin e transfertës dhe një dokument identifikimi të vlefshëm.

3-REGJISTRO  NE  SISTEM

Të dhënat tuaja do të regjistrohen në sistem dhe operatori do t’ju dorëzojë faturën paraprake “dërgesë parash”.


Punonjësi i Western Union do të regjistrojë informacionin.

4-MERRNI  NUMRIN (MTCN)

Pasi të keni dorëzuar shumën që do të dërgoni dhe faturën e firmosur, operatori do t’ju kthejë dokumentin tuaj të identifkimit së bashku me faturën “dërgesë parash”, ku janë specifkuar 10 shifrat numrit të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) dhe shuma e dërguar.


Punonjësi i Western Union ju jep Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe një kopje të formularit “Dërgesë Parash”.

5-MERRNI FATUREN

Paratë do të jenë të vlefshme për t’u tërhequr në pak minuta* pasi ju të keni marrë numrin e kontrollit të transfertës së parave (MTCN*). Më pas ju mund të telefononi marrësin dhe ta njoftoni se paratë mund të tërhiqen në çdo agjenci Western Union. Në vendin e marrësit, në menyrë që të tërheqë paratë, marrësi duhet të ketë një dokument të vlefshëm identifkimi, emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë dhe shumën e pritur të parave. Gjithashtu marrësi duhet të njoftohet që të paraqesë dhe numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN).


Telefononi Marrësin për t’i treguar atij/asaj shumën e parave të dërguara dhe Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).

* në varësi të orareve të punës të agjencive dhe ndryshimeve në orën lokale.

 

Kontrolloni statusin e transfertës suaj

Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë i janë dorëzuar Marrësit, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.