Tirana, Albania
+355 42 234 979

Si të dërgosh para nga interneti

Gjendjuni pranë të dashurve tuaj fare thjesht. Dërgoni para nga interneti në më shumë se 200 shtete dhe territore, me komisione që fillojnë nga vetëm 500 lekë*

1- Vizitoni online

Vizitoni www.westernunion.com/al për t’u regjistruar apo për të hyrë.

2- Verifikoni ID

Para transaksionit tuaj të parë, do t’ju duhet të verifikoni identitetin tuaj me kartën e identitetit në një agjenci Western Union.

3- Filloni Transfertën

Filloni transfertën duke zgjedhur “Dërgoni para”.

4- Para në dorë apo në llogari bankare?

Zgjidhni nëse do të dërgoni në një llogari bankare apo për tërheqje me para në dorë.

5- Plotësoni të dhënat

Jepni detajet e transfertës suaj dhe të marrësit.

6- Paguaj

Paguani transaksionin tuaj me llogarinë tuaj bankare.

7- Dërgo kodin MTCN

Jepi marrësit Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).

*Western Union përfiton para edhe nga kursi i këmbimit. Kur zgjidhni një agjenci, krahasoni me kujdes komisionet dhe kurset e këmbimit. Tarifat dhe kurset e këmbimit mund të ndryshojnë nga marka, mënyra e transferimit dhe vendndodhja bazuar në një sërë faktorësh. Tarifat dhe kurset e këmbimit mund të ndryshojnë pa njoftim.

Është globale

Dërgoni para në miliarda llogari bankare ** apo për tërheqje me para në dorë në një nga agjencitë tona në mbarë botën.

Është e shpejtë

Në varësi te shërbimeve që ju zgjidhni, të dashurit tuaj do të kenë mundësi t’i tërheqin paratë në pak minuta.

Është e përshtatshme

Transferta juaj kryhet vetem me disa klikime. Sapo të jetë konfirmuar pagesa, paratë tuaja janë dërguar.

Është e besueshme

Paratë tuaja dihen se ku janë në çdo çast – përdorni MTCN për të gjurmuar transfertën në website.

**Fondet mund të vonohen ose shërbimet nuk janë të disponueshme në bazë të kushteve të caktuara, duke përfshirë shumën e dërguar, vendin e destinacionit, disponueshmërinë e monedhës, çështjet rregullatore, kërkesat e identifikimit, orën e vendndodhjes së agjentit, ndryshimet në zonat kohore ose zgjedhjen e opsioneve të më vonshme. Mund të zbatohen kufizime shtesë. Shihni termat për detaje.

Kontrolloni statusin e transfertës suaj

Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë i janë dorëzuar Marrësit, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.