Si të dërgosh para nga interneti
2- Verifikoni ID
Para transaksionit tuaj të parë, do t’ju duhet të verifikoni identitetin tuaj me kartën e identitetit në një agjenci Western Union.
3- Filloni Transfertën
Filloni transfertën duke zgjedhur “Dërgoni para”.
4- Para në dorë apo në llogari bankare?
Zgjidhni nëse do të dërgoni në një llogari bankare apo për tërheqje me para në dorë.
5- Plotësoni të dhënat
Jepni detajet e transfertës suaj dhe të marrësit.
6- Paguaj
Paguani transaksionin tuaj me llogarinë tuaj bankare.
7- Dërgo kodin MTCN
Jepi marrësit Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).
*Western Union përfiton para edhe nga kursi i këmbimit. Kur zgjidhni një agjenci, krahasoni me kujdes komisionet dhe kurset e këmbimit. Tarifat dhe kurset e këmbimit mund të ndryshojnë nga marka, mënyra e transferimit dhe vendndodhja bazuar në një sërë faktorësh. Tarifat dhe kurset e këmbimit mund të ndryshojnë pa njoftim.
Është globale
Dërgoni para në miliarda llogari bankare ** apo për tërheqje me para në dorë në një nga agjencitë tona në mbarë botën.
Është e shpejtë
Në varësi te shërbimeve që ju zgjidhni, të dashurit tuaj do të kenë mundësi t’i tërheqin paratë në pak minuta.
Është e përshtatshme
Transferta juaj kryhet vetem me disa klikime. Sapo të jetë konfirmuar pagesa, paratë tuaja janë dërguar.
Është e besueshme
Paratë tuaja dihen se ku janë në çdo çast – përdorni MTCN për të gjurmuar transfertën në website.
**Fondet mund të vonohen ose shërbimet nuk janë të disponueshme në bazë të kushteve të caktuara, duke përfshirë shumën e dërguar, vendin e destinacionit, disponueshmërinë e monedhës, çështjet rregullatore, kërkesat e identifikimit, orën e vendndodhjes së agjentit, ndryshimet në zonat kohore ose zgjedhjen e opsioneve të më vonshme. Mund të zbatohen kufizime shtesë. Shihni termat për detaje.

Kontrolloni statusin e transfertës suaj
Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë i janë dorëzuar Marrësit, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.